Delegacioni që mori pjesë në takimin trilateral Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut mbajtur në Kuvendin e Kosovës

Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim drejt integrimit evropian

17 Nëntor 2023, 22:23| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 22:32

  • Share

Një delegacion i përbashkët me anëtarë nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Komisioni për Çështjet Europiane, udhëhequr nga kryetaret Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku, morën pjesë në takimin trilateral Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

Takimi iniciuar nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Diasporë i Kosovës pati si temë kryesore bashkëpunimin rajonal, perspektivën europiane të rajonit tonë si dhe shkëmbimin e eksperiencave të ndërsjellta në këtë drejtim.

Në ndërhyrjet e tyre kryetaret Kodheli dhe Tabaku vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të vepruarit si një grup i vetëm. Për kryetaren Kodheli e rëndësishme mbetet ndarja e informacionit, si dhe shkëmbimet e herëpashershme me fqinjët.

Nga ana tjetër kryetarja Tabaku duke e cilësuar procesin e integrimit çështje strategjike por tashmë me zhvillimet e fundit ne arenën ndërkombëtare është edhe një çështje sigurie, theksoi se duhet të shfrytëzojmë procesin e integrimit për transformimin e vendeve tona. Ajo nënvizoi rëndësinë e përafrimit të legjislacionit dhe po ashtu shpejtësinë më të cilën realizohet ky proces.

Në përfundim të takimit u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin drejt integrimit evropian, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe harmonizimin me vlerat euroatlantike ndërmjet Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në takim morën pjesë deputetët Lavdrim Krrashi, Bardhyl Kollçaku si dhe Ilirjan Pendavjini ndërsa kishte përfaqësues edhe nga Kuvendi i Bosnjë-Hërcëgovinës si dhe Kroacia.

Gjatë vizitës në Prishtinë delegacioni nga Kuvendi u prit në takim nga Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër i Parë si dhe u zhvilluan takime të tjera.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 17/11/2023 23:01

    Dredhit e balkanskt serborus…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?