Kosovë-Prishja e koalicionit, Albin Kurti: Rënie për t'u ringritur përsëri. Isa Mustafa: Nuk i tërheq ministrat nga qeveria

26 Mars 2020, 11:27| Përditesimi: 26 Mars 2020, 15:49

  • Share

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se tani i mbetet kryeministrit në detyrë Albin Kurti të vendosë nëse do të punojë akoma me ministrat e LDK-së. Ai tha se mbetet të shihet nëse do t’i shkarkojë ashtu siç bëri mbrëmë me zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin. Megjithatë, Mustafa tha se ai vetë nuk do t’i tërheqë njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e tij edhe për arsyen se tani Kosova po ballafaqohet me pandeminë nga koronavirusi dhe se ata do të vazhdojnë të jenë në detyrë derisa të zgjidhet qeveria e re e Kosovës.

Dje Kuvendi i Kosovës me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim ka rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja i justifikuar me shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike Agim Veliu. Por pavarësisht deklaratave, prapaskena kryesore e përplasjes mes palëve duket se ishte tarifa për Serbinë dhe rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria Kurti është më jetëshkurta që nga paslufta me 51 ditë pushtet. Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit 2019, por për qeverinë i duhej koalicion. Pas 4 muajsh negociatat u arrit marrëveshja me LDK-në dhe në 3 shkurt u formua qeveria re, por që rezultoi më jetëshkurtra.

Ora 13:02
Kryeministri në detyrë Albin Kurti: Ishte rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme (VIDEO)

Pas mocionit të mosbesimit në parlament i cili solli dhe rrëzimin e qeverisë në Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se “Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje”.

A tha se “Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona”.

Albin Kurti theksoi se qëllimi i këtij mocioni mosbesimi ishte dobësimi i qeverisjes së tij dhe se çdo gjë e për gatitur ishte konjukturale. “Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë. Qëllimi i mosbesimit nuk ishte më shumë rrëzimi i qeverisë se sa dobësimi i qeverisjes”. Sipas tij, mocioni i mosbesimit ishte  porosia ambasadorit Grenell.

Albin Kurti u shpreh se ai do të vazhdojë të jetë të jetë në krye të qeverisë në detyrë dhe para së gjithash tani ka detyrë të luftojë kundër pandemisë nga Covi-19

“Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, - tha Kurti.

Komento

Komente

  • Proka: 27/03/2020 22:58

    Albin Kurti deklasoi tradhtaret nga LDK,PDK,AAK,NiSMA, plani i erret ju shkoi ne autogol,,tani i ka kapluar paniku dhe do luftojne njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • Populli: 26/03/2020 16:31

    Ne menyten me urgjente duhet te shkarkoj te gjith ministrat e Isa Mustafes dhe ne zgjedhjet e reja fitore Albin Kurti rrespekte per kte figur kombetare

    Përgjigju
    • Arbëri: 26/03/2020 17:34

      Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhëshme do marr 70 % të votave ...!!!

  • Emi: 26/03/2020 15:24

    Prenimi don politikaj kuklla dhe hajna. E jo te nershum si kurti.

    Përgjigju
    • Taulant: 26/03/2020 16:00

      Perendimi do burra shteti me te cilet te ulet dhe te diskutoje per çdo teme, jo kalamaj inatçore dhe delirante qe e dine pushtetin autokraci ku vendos njeshi. I rrofte ndershmeria, se si politikan dhe diplomat eshte zero.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?