VIDEO -Kosovë/ Zbulohet një laborator droge në Zveçan, 'pronari' arrestohet në pikën kufitare me Serbinë

25 Shkurt, 16:18| Përditesimi: 25 Shkurt, 17:09

  • Share

Kosovë – Një laborator droge është zbuluar nga policia kosovare ditën e sotme në fshatin Granican, në qytetin e Leposaviçit.

Si themelues i dyshuar i këtij laboratori droge është ndaluar një 43-vjeçar.

Ky i fundit u arrestua në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë dhe është dërguar në paraburgim për 48 orë me urdhër të prokurorit të çështjes.

Gjatë kontrollit të policisë në godinë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 23 bimë të mbjella të dyshuar si kanabis, me gjatësi prej 40 centimetra deri në 1.85 metra, si dhe pasje të tjera të cilat ishin përdorur për rritjen e bimëve narkotike në mënyrë artificiale.

Në fillim të vitit të kaluar policia zbuloi tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut.

Po ashtu, në maj të vitit të 2022, policia shkatërruoi dy laboratorë droge në Izvor, afër kufirit me Serbinë, ku ishin gjetur edhe sasi të mëdha të bimëve narkotike, të llojit marijuanë.

Në prill të atij viti, ishte shkatërruar një laborator droge në Zveçan dhe ishin arrestuar katër serbë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?