Kryeministrat e rajonit, gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve në Berlin

Kosovë/ Sot votohet marrëveshja e lëvizjes së lirë me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor

23 Shkurt 2023, 10:55| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 14:47

  • Share

Në Kuvendin e Kosovës dhe në Këshillin e Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës pritet të votohet sot marrëveshja e lëvizjes së lirë me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje, pas hyrjes në fuqi i mundëson qytetarëve nga Kosova lëvizjen e lirë pa viza drejt Bosnjës. Nëse kjo marrëveshje do të miratohet ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave, më pas pritet miratimi në parlamentin e Bosnjës e Hercegovinës.  

Kjo marrëveshje është arrirë në nëntor në Berlin dhe është një prej tre marrëveshjeve në kuadër të procesit të Berlinit. Kujtojmë se, Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajiseshin me vizë për  të udhëtuar deri tani dhe kjo merr fund nëse të dyja shtetet pranojnë që kjo gjë të ndryshojë.

Më 2014, Kosova vendosi masën reciproke sa i përket regjimit të vizave për shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?