Monedha të falsifikuara

Kosovë, sekuestrohen 5 mijë copë monedha false 2 euroshe, gati për tu shitur! Vlera e tyre 10 mijë

16 Mars, 11:35| Përditesimi: 16 Mars, 12:14

  • Share

Policia e Kosovës arrestoi një 37-vjeçar që synonte të shiste monedha 2-euroshe të falsifkuara. Rasti ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Hetuesit policorë kanë qenë duke e mbikëqyrur shtetasin. Ai kishte në dispozicion 5000 monedha të falsifikuara nga dy euro, në total mbi 10 mijë euro, të cilat synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij policia e Kosovës gjeti dhe sekuestroi 5 mijë monedha 2 euroshe që dyshohet të jenë të falsifikuara, 3 monedha 20 euroshe, që dyshohen gjithashtu se janë të falsifikuara.

Gjithashtu u sekuestrua automjeti dhe aparati celular që përdorte.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?