Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar sot nënshkrimet për të thirrur seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Seancë nuk dihet ende kur do të mbahet.
Përveç Vjosa Osmanit, në garën për kreun e shtetit do të jetë edhe Nasuf Bejta, i cili ka qenë pjesë e listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 24 Shkurtit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Bejta, në një deklaratë për mediat vendase. Bejta ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes dhe ka arritur të sigurojë 5 mijë e 763 vota.
Ndërkohë që më parë njëtë si Vjosa Osmani ka qënë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmi kryesor:
Vetëvendosje mbledh nënshkrimet e nevojshme, mbahet sot seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës
//ReportTv.al