Albin Kurti

Kosovë pa Albinin ka, pa Amerikën jo!

19 Qershor 2023, 10:45| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 10:46

  • Share

Në fakt nuk do të duhej të kishte një raport përjashtues mes një kryeministri të zgjedhur me votat e qytetarëve kosovarë dhe garantit më të madh të vetë egzistencës së Kosovës shtet të pavarur, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ja që edhe kjo përzirje e çuditshme, që konceptohej si e pamundur, mund të egzistojë në teatrin absurd të ngjarjeve të fundit mbi lumin Ibër. Ja që mund të ndodhë edhe ky aberracion gjeo-strategjik, kur vetë kryeministri i Kosovës i quan zyrtarët më të lartë amerikanë “naivë” dhe kur artikulon qetë dhe hapur idenë se shteti i tij mund t’ja dalë përballë Serbisë edhe pa ndihmën e ushtarëve të vendeve perëndimore! Paçka se është po ky kryeministër që në harkun e pak orëve e kthen pllakën, e fillon t’i lutet kujtdo në Perëndim që të thotë një fjalë për policët kosovarë të rrëmbyer nga serbët!

Në harkun e pak orëve Kosova po e provon konkretisht dhe në “lëkurën” e saj se sa sfidues dhe i komplikuar është sovraniteti e pavarësia ëndërrimtare e jashtë çdo lloj logjike, që kryeministri Albin Kurti po kërkon të arrijë, edhe prej perëndimorëve që e krijuan shtetin kosovar. I ka shpërfilluar ata duke mos ju dëgjuar thirrjet e përsëritura për paqe e dialog, ka heshtur kur dhjetra ushtarë të KFOR janë plagosur në emër të mbajtes me dhunë nëpër zyra të kryekomunarëve të tij, ka predikuar një Kosovë që papritmas duhet të jetë e baraslarguar nga të gjithë. Nga serbët po e po, por edhe nga ata që e themeluan me forcën e armëve në 1999.

Sovraniteti foshnjor që Albin Kurti kërkon sot prej Perëndimit i ka dhëmbët prej qumështi. Sepse një përplasje shfaqet në horizont në Veri a diku tjetër dhe menjëherë nisin thirrjet për ndihmë të qeverisë në Prishtinë.

Ajo që po ndodh me krizën e komunave po afirmon edhe një herë një koncept sa të thjeshtë aq edhe egzistencial për shtetin më të ri të Evropës: Kosovë pa Amerikën nuk ka! Ndërsa pa kryeministrin e radhës padyshim që ka e do të ketë. Aq e vërtetë është kjo saqë mjafton të shohësh sesi gjenerata e luftës gjendet sot para gjyqit, e megjithatë shteti vazhdon të egzistojë sepse mbrohet me bazat ushtarake e armët e Perëndimit. Kaq i thjeshtë është edhe naiviteti i hallakatjes së qeverisë aktuale në Prishtinë nëpër kallamishtet e sovranitetit të plotë dhe të pakushtëzuar.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 19/06/2023 15:52

    Mjerè kjo Shqipèria jonè pèr mèndjen e Minxhozève qè ka. Nè botèn Minxhozèse, komunikimi ndèrshtetèror, funksionon vetèm si nè Shqipèri, ku shqiptarèt, rrihen si nè mesjetè nè pikat kufitare, nga policè serbè e grekè,dhe qeveria HESHT. Asnjè fjalè nuk shpenzojnè Minxhozèt, pèr gjèndjen qesharake tè republikès sonè, pèr shkak tè hajdutèrisè sè qeverisè dhe administratès sè saj. Njè Shqipèri, qytetarèt e sè cilès rrezikojnè jetèn pèr tè hipur nèpèr gomone e maune, pèr tè ikur nga realiteti i Minxhozève, qè si qèllim tè tyre, kanè ruajtjen e Statusquosè. Marrèdhèniet me SHBA na i dèmtoka Albin Kurti. Ikni ore aman, ikni. Askush nuk dèmton marrèdhèniet me SHBA, vetèm pse pèrpiqet me tè gjitha mundèsitè, tè artikullojè njè qèndrim tjetèr politik, pèr tè mirèn e popullit tè tij. Amerika, nuk funksionon si Minxhozèt,,pèr fat. Bota e servilit hajdut, qè vret tè vetin dhe lèpin ambasadorin e huaj, èshtè ajo qè kemi ne nè Shqipèri. Tè quash diçka tè tillè, tipike pèr diktatorèt e botès afrikane, si "raport i shèndoshè mes shtetesh",èshtè perversion dhe degjenerim total. Ai qè nuk vjedh popullin e tij,,e ka luksin tè ketè mendimin e tij edhe nè raportet me SHBA. Çdo gjè tjetèr, èshtè hipokrizi.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?