Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia

Kosovë/ U dyshua për një paciente të prekur me 2019-nCoV, QKUK jep lajmin e mirë: Rezultati i testimit është negativ, s'ka koronavirus

8 Shkurt 2020, 21:17| Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 00:00

  • Share

Dalin rezultatet e testimit të pacientes, e cila mendohej të ishte e prekur nga koronavirusi në Kosovë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar se pacientja, e cila është një shtetase e huaj, rezultonte negative dhe se rasti nuk ka të bëjë me virusin e përfolur.

“Rezultati i pacientes është negative për coronavirus!”, thuhet në reagimin e QKUK-së.

Kujtojmë se, fillimisht u raportua që pacientja ishte paraqitur në spital me simptoma të ngjashme me të gripit, ndërsa më pas është dyshuar se ka koronavirus. Sipas mjekëve të QKUK’së, pacientja ishte një shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë.

Mediat kosovare bën me dije se ajo kishte qëndruar në një qendër skish, ku kishte mësuar se disa persona me të cilët ishte shoqëruar ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi. Asaj iu bënë menjëherë testimet, duke konfirmuar se rezultati ishte negativ.

Një konfirmim negativ i pacientes së huaj me koronavirus, ka hedhur poshtë mundësinë e evidentimit të një rasti të parë në Kosovë. Ndërkohë që, virusi vdekjeprurës është përhapur me ritme të shpejta në 27 vende të botës me rreth 34 mijë e 947 pacientë të konfirmuar deri tani si mbartës të epidemisë, ndërsa 725 të tjerë të vdekur.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genta: 08/02/2020 21:25

    Shqiperia te mbylle kufinjte se po afrohet tartakuti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?