Kosova & Rajoni

Kosova nis sot fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

16 Shtator 2021, 09:23| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 14:41

  • Share

Ditën e sotme në Kosovë, fillon zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale të tetorit. Pavarësisht rrethanave të krijuara nga COVID 19, fushata zgjedhore prej një muaj u konsiderua si çështje e përcaktuar me ligj dhe se nuk mund të ndryshohet.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor ku qytetarët do të mund të votojnë për kandidatin që do ta kenë për katër vitet kryetar komune.

Për shkak të situatës epidemiologjike pati rekomandime për shtyrjen e datës së  zgjedhjeve dhe rekomandim për shkurtim të fushatës. Por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit që ka mbajtur me partitë politike ka deklaruar se në mungesë të konsensusit të partive politike nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale dhe se ato do të mbahen me 17 tetor.

Para dy ditësh, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se subjekti që ai drejton do t’i mbajë vetëm 5 ditë fushatë në zgjedhjet lokale.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale mbajë vetëm në pesë ditë.

Ndërsa, nga 15 shtatori (të mërkurën) ka filluar votimi me postë për mërgimtarët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbledhjen e fundit ka miratuar edhe numri e saktë të fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor do të jenë në dispozicion 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime për kandidatët për kryetar të komunave, ndërsa e njëjta do të jenë edhe për asambletë komunale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?