Kosovë/ Kryeministri Hoti shkarkon drejtuesit e Doganës dhe Tatimeve

16 Tetor 2020, 22:14| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 22:16

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar të premten nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, Ibrahim Xhakan si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn.

“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”, është thënë në një komunikatë për media të kryeministrisë.

Po të premten, kryeministri ka liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.”Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, është thënë po ashtu në njoftim.

Qalaj ishte emëruar në këtë pozitë më 28 gusht të vitit 2018 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj. Para këtij posti, Qalaj ka shërbyer si Drejtor i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës.

Komento

Komente

  • Mala: 17/10/2020 10:21

    C'eshte kjo rremuje shkarkimesh,secili qe vije, madje edhe per pak dite ne pushtet,turr e vr ap fillon shkarkimet ekzistuese,shkapjen e shtetit, dhe emerimin e "klanit" kapjen e re te pushtetit.Vertet jemi ne hall, g adi te perafert,apo edhe me keq e me zor, me ate te ish-sistemit serb.Kush ka "prekur", ata kur nuk ishin ne qeveri,tash kur erdhen do i prekjen shemti.Keshtu po ndodh edhe tash,ka filluar me drejtoret ne Degona dhe te Policise,pse preku karaqeven dhe Istogun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?