Kosovë/ Forcat e EULEX-it rrethojnë shtëpinë e Jakup Krasniqit! Niset për në Hagë

4 Nëntor 2020, 09:30| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 16:52

  • Share

PRISHTINË - Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta të EULEX rrethuan shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ai u arrestua ndërkohë që pasditen e sotme u nis për në Hagë. Mediat kosovare shkruajnë se avokati i Krasniqit, Valon Hasani ka bërë të ditur se aktakuza kundër Krasniqit është konfirmuar dhe sot pritet transferimi i tij për në Hagë.

I pyetur se për çfarë vepra është arrestuar Krasniqi, avokati Hasani tha se ende nuk dihet specifikisht por që janë nën juridiksionin e veprave të Speciales.

Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate,dhe është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta  dhe gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Ai ka qenë Ish-anëtari i përgjithshëm i Shtabit i Përgjithshëm i UÇK-së.

1604479017_eulexi2.jpg

Makinat e EULEX pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi

Ora 16:03
Arrestohet Jakup Krasniqi! Niset për në Hagë

Ish-anëtari i përgjithshëm i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë këtë të mërkurë.

Mëngjesin e sotëm EULEX bastisi shtëpinë e tij e më pas e shoqëruan atë në polici.

Nga Haga kanë konfirmuar operacionet në Prishtinë, mirëpo pa dhënë detaje shtesë.

Mediat kosovare shkruajnë se avokati i Krasniqit, Valon Hasani ka bërë të ditur se aktakuza kundër Krasniqit është konfirmuar dhe sot pritet transferimi i tij për në Hagë.

I pyetur se për çfarë vepra është arrestuar Krasniqi, avokati Hasani tha se ende nuk dihet specifikisht por që janë nën juridiksionin e veprave të Speciales.

Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate,dhe është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta  dhe gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?