Kosovë, ekzekutohen me armë zjarri brenda në shtëpi polici së bashku me të bijën (VIDEO)

15 Dhjetor 2020, 22:35| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 10:14

  • Share

Dy persona janë vrarë me armë zjarri brenda një banese në Prizren. Viktimat janë babë e bijë, të vrarë me një armë zjarri, brenda shtëpisë së tyre.

Admir Shala, kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit, thotë se burri ishte efektiv policie, por që nuk dihen ende autorët dhe arsyet e ekzekutimit

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku në një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat është zyrtar policor. Prokurori së bashku me Policinë dhe njësitet tjera relevante kane dal ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë kryeprokurori Shala.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?