Policia e Kosovës

Kosovë, dyshohet se kreu regjistrime dhe fotografi pa autorizim, pezullohet polici në Mitrovicë

24 Qershor 2023, 22:05| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 22:11

  • Share

Një efektiv i policisë së Kosovës (i njësisë së reagimit të shpejtë) është pezulluar ditën e sotme në Mitrovicën e Jugut nën dyshimin se ka kryer fotografim apo regjistrim të paautorizuar.

Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të procedurave administrative ndërkohë që polici është pezulluar.

Hetuesit e Inspektoriatit Policor do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti në konsultim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?