Klinika Infktive në Kosovë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Bie numri i infektimeve, 9 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 334 raste aktive me COVID

27 Nëntor 2021, 16:04| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 16:08

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 9 raste të reja me koronavirus nga 1,591 testime të kryera.

Fatmirësisht, gjatë këtyre 24 orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa në të gjithë vendin janë 334 raste aktive me COVID. 

Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të rasteve me koronavirus, pasi dje u regjistruan 17 infektime.

Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1,898 vaksina, ndërsa që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kozovë janë dhënë 1,614,212 doza.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 761,003 qytetarë janë vaksinuar me dy të dozat e vaksinës.

Në Kosovë të drejtë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit kanë të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?