Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ Bie numri i infektimeve, 4 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 321 raste aktive me COVID

23 Dhjetor 2021, 15:27| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 15:32

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus nga 1,983 testime të kryera. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të numrit të infektimeve.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 321 raste aktive me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,988 që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 2,006 doza vaksine. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,661,024 vaksina. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se 779,012 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova vijon të ketë shifra të qendrueshme sa i përket infektimeve dhe viktimave.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?