Kosova & Rajoni

Kosovë, asnjë viktimë dhe 10 raste rë reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

6 Korrik 2021, 15:55| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 15:59

  • Share

KOSOVË- Asnjë viktimë nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërsa, si  rezultat i 2.143 testimeve të kryera në 24 orë, kanë rezultuar vetëm 10 raste të reja aktive.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 16 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.397 qytetarë kanë arritur ta fitojën luftën me koronavirusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.810, ndërkohë që ai i viktimave është 2.261 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

13.397 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë, ndërsa deri më tani janë vaksinuar 206.443.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?