Arrestimi i Rron Gjinovcit dhe Dibran Hoxhës

Kosovë/ Arrestohet analisti i 'Vetëvendosjes'

14 Nëntor 2022, 15:20| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 16:03

  • Share

Janë arrestuar ditën e sotme në Kosovë aktivistët e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, ky fundit analist i Partisë Vetëvendosje sipas njoftimit nga vetë kjo organizatë.

Në njoftimin e ORCA-së thuhet se aktivistët “u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik”.

 “Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal. Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.

Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril.

Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e  tyre të përditshëm normal. Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë.

Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!”, thuhet në njoftimin e organizatës.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?