Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 8 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 314 raste aktive me COVID

7 Dhjetor 2021, 14:57| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 15:05

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus nga 2,274 testime të kryera. Mësohet se në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID.

Sakaq, 12 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 157,848 që prej fillimit të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se në të gjithë vendin janë 314 raste aktive me COVID. Ndër të tjera, autoritetet shëndetësore bëjnë më dije se janë dhënë 4,019 doza vaksine në 24 orët e fundit.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,630,082 doza të vaksinës. Raportohet se 767,742 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Kosova në krahasim me vendet e tjera të Rajonit ka një situatë pandemike të qendrueshme, me pak raste dhe asnjë rast fataliteti prej disa ditësh.

Krahasuar me një ditë më parë kemi 4 infektime më shumë, ndërsa situata vijon të jetë e qendrueshme.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?