Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 770 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 16,028 raste aktive me COVID! Shërohen 1,319 të tjerë

11 Shkurt 2022, 15:28| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 15:33

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 770 raste të reja me koronavirus nga 4,285 testime të kryera.Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1,589 persona ndërsa në të gjithë vendin janë 16,028 raste aktive me COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 1,319 qytetarë ndërsa 809,982 i kanë marrë të dyja dozat. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,798,980 doza vaksine.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?