Foto ilustruese

Kosovë/ 7 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 321 raste aktive me COVID

12 Dhjetor 2021, 15:53| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 15:56

  • Share

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus. Sipas të dhënave të IKSHPK-së, këto raste kanë rezultuar pas testimit të 1,011 mostrave.

Po ashtu sipas raportit të këtij instituti, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 10 pacientë. Aktualisht në Kosovë janë, 321 raste aktive me koronavirus. Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë, 965 vaksina kundër koronavirusit.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars të këtij viti, në gjithë vendin janë dhënë, 1,644,35 doza të vaksinës. Deri të dielën më 12 dhjetor, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë, 772,388 qytetarë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?