Ambulanca infektive në Kosovë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ 7 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 352 raste aktive me COVID në të gjithë vendin

20 Nëntor 2021, 15:06| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 15:18

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 7 raste të reja me koronavirus nga 1,546 testime të kryera. Sakaq, mësohet se një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Teksa 34 qytetarë janë shëruar, në të gjithë vijojnë të jenë aktive 352 raste me COVID. Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 2,022 doza të vaksinës.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,604,907 doza të vaksinës. Deri më sot 755,654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?