Ambulanca infektive në Kosovë

Kosovë/ 4 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 318 raste aktive me COVID

6 Dhjetor 2021, 15:18| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 15:20

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus nga 1,817 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 8 qytetarë janë shëruar ndërsa asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën gjatë këtyre 24 orëve.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 318 raste aktive me COVID.

Situata epidemiologjike në Kosovë vlerësohet e qetë në dallim me vendet e tjera të rajonit, ndërsa edhe Europa po përballet me një valë të re infektimesh.

Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër pandemisë. Mësohet se kërkohet pasaportë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në territorin e Kosovës.

Gjithashtu përdorimi i transportit publik dhe hyrja në qendrat tregtare do të lejohet vetëm për të vaksinuarit.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?