Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 3,206 të infektuar dje asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 15,247 raste aktive me COVID

22 Janar 2022, 15:07| Përditesimi: 22 Janar 2022, 15:25

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3,206 raste të reja me koronavirus nga 11,883 testime të kryera.

Fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID.

Në 24 orët e fundit 357 qytetarë janë shëruar ndërsa në të gjithë vendin janë 15,247 raste aktive me COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4,620 doza vaksine ndërsa 800,754 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,742,039 doza vaksine.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?