Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 2,390 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 35,051 raste aktive me COVID! Shërohen 1,291 të tjerë

30 Janar 2022, 15:07| Përditesimi: 30 Janar 2022, 15:13

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2,390 raste të reja me koronavirus nga 10,336 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në të gjithë vendin janë 35,051 raste aktive me COVID ndërsa 1,291 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë vaksinuar 2,556 qytetarë ndërsa 805,086 janë vaksinuar me të dyja dozat.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,776,133 doza vaksine. Krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave dhe rasteve të reja ka rënë.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?