Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 2,110 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! Shërohen 3,772 të tjerë! 30,871 raste aktive me COVID

3 Shkurt 2022, 15:35| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 15:39

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2,110 raste të reja me koronavirus nga 9,451 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 3,772 qytetarë janë shëruar ndërsa në të gjithë vendin janë 30,871 raste aktive me COVID. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 3,037 qytetarë ndërsa 806,884 i kanë marrë të dyja dozat.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,786,709 doza vaksine. Krahasuar me një ditë më parë, në Kosovë ka rënë numri i infektimeve dhe viktimave. Kujtojmë se dje u regjistruan 2,590 raste dhe 6 të vdekur.


Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?