Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 20 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 322 raste aktive me COVID

22 Dhjetor 2021, 15:14| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 15:20

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 20 raste të reja me koronavirus nga 1,870 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 322 raste aktive me COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2,074 testime të kryera. Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,659,012 doza vaksine. Ndërsa 778,403 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Mësohet se 12 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit ndërsa numri i përgjithshëm i tyre që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 157,983 qytetarë. Kosova vijon të ketë një situatë të qendrueshme sa i përket infektimeve dhe viktimave.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?