Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 1,721 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 30,097 raste aktive me COVID! Shërohen 2,704 të tjerë

5 Shkurt 2022, 15:17| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 15:24

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1,721 raste të reja me koronavirus nga 8,205 testime të kryera.

Fatkeqësisht 4 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 30,097 raste aktive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 2,704 persona dhe janë dhënë 2,407 vaksina.

807,900 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat ndërsa prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë vaksinuar 1,791,536 qytetarë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?