Kosova & Rajoni

Kosovë, 16-vjeçarja në Pejë bëhet nënë! E reja deklaron se është martuar para një viti

23 Gusht 2021, 15:33| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 16:01

  • Share

Një adoleshente kosovare në moshën 16 vjeçare ka lindur një fëmijë në Spitalin Rajonal të Pejës , duke vënë në lëvizje policinë në Kosovë. Policia ka marrë në pyetje babanë e foshnjës, ndërkohë që vetë vajza ka shprehur se para një viti është martuar.

"Pejë 21.08.2021 – 22:30.  Është raportuar  se e reja kosovare  në spitalin rajonal Pejë kishte lindur një fëmijë. Njësiti policor është marr me rastin, ku e reja ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në deklaratën e  policisë.

Martesat nën moshën 18-vjeçare janë të paligjshme në vend, por kjo nuk e ka penguar çiftin që të bashkëjetojnë dhe të krijojnë familjen e tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?