Ambulanca infektive në Kosovë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ 15 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 330 raste aktive me COVID, shërohen 8 qytetarë

23 Nëntor 2021, 15:32| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 15:40

  • Share

15 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë pas 1,440 testimeve të kryera, ndërsa në vend nuk është shënuar asgjë viktimë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 8 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjitshëm të tyre në 147,719 që prej fillimit të pandemisë.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 330 raste aktive me COVID, ndërsa janë dhënë 2,499 doza vaksine.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,607,518 doza vaksine. 757,103 qytetarë mësohet se janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë
23 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës.

Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719.

Në total numri i rasteve aktive është 330.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?