Miniera e Trepçes

Kosovë/ 12 minatorë plagosen në Trepçë, po pastronin gypat të pompave me acid sulfurik

17 Janar, 16:18| Përditesimi: 17 Janar, 16:20

  • Share

Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça janë plagosur sot në ambientet e punës.

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se në aksidenti ndodhi gjatë pastrimit të gypave të pompave me acid sulfurik

“Sot me datë 17.01.2024, në minierën e Stantërg-ut në ora 12:35, në horizontin e XI, ka ndodhur një aksident gjatë pastrimit të gypave të pompave me acid sulfurik. Gjatë mirëmbajtjes së gypave ka ndodhur rrjedhje e acidit sulfurik nga bombola, me ç ‘rast janë lënduar 12 punëtorë të minierës së Stantërg-ut”, thuhet në njoftimin e “Trepçës”.

Sipas tyre ekipet shpëtuese të minierës kanë reaguar me shpejtësi për evakuimin e punëtorëve të lënduar nga miniera dhe dhënien e ndihmës së parë duke vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?