Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 1,140 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 18,506 raste aktive me COVID! Shërohen 3,624 të tjerë

9 Shkurt 2022, 15:35| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 15:42

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1,140 raste të reja me koronavirus nga 6,767 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 3,624 persona janë shëruar në 24 orët e fundit. Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shëruar 198,645 qytetarë.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 18,506 raste aktive me COVID. Sipas raportimeve, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 1,312 qytetarë.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë, janë vaksinuar në total 809,228 persona. Krahasuar me një ditë më parë, numri i rasteve dhe viktimave është rritur.

Dje, në Kosovë janë regjistruar 3,613 raste të reja me koronavirus dhe 2 viktima.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?