Ambulanca infektive në Kosovë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ 11 të infektuar në 24 orët e fundit, prej disa ditësh asnjë viktimë, 400 raste aktive me COVID

18 Nëntor 2021, 15:27| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 15:38

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus nga 1,498 testime të kryera.

Fatmirësisht, gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë, ashtu si në ditën e fundit që nuk ka pasur asnjë rast fatal si pasojë e Covid-19.

16 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

Sipas raportimit të autoriteteve shëndetësore në vend numri i rasteve aktive është 400. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës. Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?