Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 10 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit! Prej disa ditësh asnjë fatalitet! 319 raste aktive me COVID

8 Dhjetor 2021, 15:07| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 15:15

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus nga 2,288 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Sakaq, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në të gjithë vendin janë 319 raste aktive me COVID. Ndërsa 5 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,853 që prej fillimit të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 3,236 doza vaksine ndërsa që prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë dhënë 1,633,364 doza vaksine në Kosovë.

Raportohet se 768,814 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat. Krahasuar me dje, ka një rritje të lehtë të rasteve me COVID, ndërsa prej ditësh nuk ka asnjë fatalitet.

Situata në Kosovë vijon të jetë e qendrueshme sa i përket rasteve dhe viktimave në krahasim me vende të tjera të Rajonit dhe Europës që po përballen me një valë të re rastesh.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?