Ambulanca infektive në Kosovë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ 10 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 323 raste aktive me COVID

22 Nëntor 2021, 15:30| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 15:34

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus nga 1,231 testime të kryera. Fatmirësisht, gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID.

Sakaq, sipas raportimit të autoriteteve shëndetësore në vend, 13 persona janë shëruar. Mësohet se në të gjithë vendin aktualisht janë 323 raste aktive me COVID.

Prej fillimit të pandemisë në Kosovë, janë regjistruar mbi 161 mijë raste infektive, ndërsa 2,982 prej tyre kanë humbur jetën. Sa i përket vaksinimit, që prej nisjes së fushatës janë dhënë 1.6 milionë doza vaksine.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?