Kosovare Asllani i siguron Suedisë vendin e tretë në Kupën e Botës

19 Gusht 2023, 16:50| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 16:52

  • Share

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, 34-vjeç, në pjesën e dytë të lojës bëri një gol mahnitës ku vulosi fitoren e Suedisë kundër Australisë. Me këtë gol ajo i siguroi kombëtares së saj vendin e tretë në Kupën e Botës së grave 2023.

Për herë të dytë ajo ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës.

Kosovare Asllani është shqiptare e Kosovës, ku prindërit e saj emigruan në Suedi para luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999.

Ajo tani luan për klubin e futbollit të grave, AC Milan, në Itali, dhe ka qenë pjesë e Real Madridit në Spanjë dhe Manchester City në Angli.

Në vitin 2017 ajo u shpall si futbollistja më e mirë e vitit në Suedi.

Vitin e kaluar, ajo u fut në historinë e futbollit të grave, duke u bërë gruaja e parë që fiton çmimin “Këmba e Artë” në futbollin ndërkombëtar të grave.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?