Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kosova & Rajoni

Kosova taksë të re 5 euro për regjistrimin e automjeteve, Haradinaj bën thirrje për protestë

14 Korrik 2021, 21:28| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 21:33

  • Share

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të zbrazë xhepat e qytetarëve me një taksë të re shtesë prej 5 eurosh sa herë regjistrohen automjetet.

Haradinaj thotë se qytetarët duhet të protestojnë kundër këtij vendimi. Më tej ai shtoi se me këtë vendim përfitojnë bizneset private dhe individët e lidhur me të.

 “Të dashur qytetarë, Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit. Qytetarë të nderuar, PROTESTONI! U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet! Protestoni për të drejtat tuaja!”, shkruan Haradinaj.

Duke nisur nga 1 shtatori, qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet kostoja shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve. Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?