Sport

Kosova spektakël në Ligën e Kombeve, mund 5-1 Qipron! ‘Dardanët’ e mbyllin të dytët grupin c2, shkëlqen Vedat Muriqi

28 Shtator 2022, 10:56| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 15:16

  • Share

Kosova dhuroi spektakël ndaj Qipros dhe e mbylli në mënyrën më të bukur Ligën e Kombeve. Mbrëmë në “ Fadil Vokrri” Kosova e mposhti 5-1 Qipron në ndeshjen e fundit në Grup dhe siguroi vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C.  Fitorja u fut në kasafortë që në pjesën e parë të cilën dardanët e mbyllën në avantazhin e dy golave.

Autor ishin Muslija dhe Rrudhani. Në fraksionin e dytë Vedat Muriqi shpërtheu duke vijuar me asise dhe gola. Të tretin e shtoi Rashani pas një pasimi të sulmuesit shtatlartë dhe më pas ishte vetë Muriqi që tundi rrjetën dy herë në minutat 52 e 84. Qipro mundi vetëm të shënojë golin e nderit. Me 9 pikë Kosova e mbyll vetëm pas Greqisë grupin në Ligën e Kombeve duke arritur tre fitore dhe humbur po kaq ndeshje./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?