Kosova feston suksesin

Kosova shpërdoron shumë, mposht 0-1 Armeninë me golin e Rashicës! Franco Foda sukses në debutim

22 Mars, 19:14| Përditesimi: 22 Mars, 20:27

  • Share

YEREVAN - Kosova fitoi 0-1 kundër Armenisë në udhëtim, në duelin e parë miqësor të marsit. Franco Foda debuton kështu me sukses në stolin e Dardanëve, teksa ka mjaftuar një gol i Milot Rashicës në pjesën e parë.

Fillimi i ndeshjes ishte i çuditshëm, me vendasit që në fanellë kishin vendosur përmbys flamurin e Kosovës. Paçka kësaj, Rashica shënoi në minutën e 25-të pas asistit të Zhegrovës.

Në pjesën e dytë, gjermani i stolit të Kosovës aktivizoi Bytyqin, Rrudhanin, Idrizin, Krasniqin dhe Albion Rrahmanin. Kosova u mundua të shënonte edhe të dytin, por futbollistët gabuan para portës.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?