Moment nga suksesi

Kosova shkruan historinë, zë vendin e tretë në botë për karate! Sportistet s'i mbajnë dot lotët (VIDEO)

29 Tetor 2023, 22:26
  • Share

HUNGARI - Në Budapest është duke u zhvilluar Kampionati Botëror i Karatese, me vajzat e Kosovës që në disiplinën e tyre ia dolën të zinin vendin e tretë në botë, duke shkruar kështu historinë.

Sportistet dardane triumfuan 2-0 kundër rivaleve nga Kazakistani, për të siguruar medaljen e bronztë. Pas këtij momenti emocionet nuk mund të fshiheshin, me sportistet që s'i mbajtën lotët.

Në kategorinë e meshkujve, këta të fundit u renditën në vendin e nëntë. Kujtojmë se në sportet luftarake Kosova është gjjithmonë në vendet e para në botë, duke mos zhgënjyer as këtë herë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?