Paraqitja e sotme në xhudo

Kosova shkëlqen në xhudo dhe siguron katër medalje, Akil Gjakova i artë

16 Dhjetor 2023, 21:31| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 21:32

  • Share

Xhudistët e Kosovës arritën suksese të jashtëzakonshme në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që u mbajt këtë të shtunë në Prishtinë.

Suksesin më të madh e arriti Akil Gjakova që fitoi medaljen e artë. Suksese edhe për Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi që fituan medalje të bronzta.

Europiani i Hapur është zhvilluar vetëm në dy kategori. Xhudistët kanë garuar në kategorinë deri 73 kilogramë dhe në kategorinë deri 57 kilogramë. Për medaljen e artë, Akil Gjakova shpërblehet me 55 mijë euro. Fondi i përgjithshëm shpërblyes ishte 300 mijë euro.

Edhe pse ishin 25 xhudistë, duke përfshirë më të mirët e momentit në Evropë, në fund fitues doli Akil Gjakova që në kohën shtesë fitoi medaljen e artë. Si medalistë të bronztë, Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan nga 20 mijë euro.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?