Foto ilustruese

Kosova shënon ulje të rasteve të koronavirusit, 501 të infektuar dhe 13 viktima në 24 orë

15 Nëntor 2020, 15:16| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 15:18

  • Share

Kosova ka shënuar një ulje të rasteve ditore të të infektuarve me koronavirus. Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1361 teste prej të cilave 501 raste janë pozitivë.

Pavarësisht uljes të të infektuarve, numri i viktimave është sërish i lartë. Këtë të dielë u raportuan 13 viktima duke e çuar numrin total të tyre në 822.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç)" - njofton IKShPK.

Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 testime të kryera në total.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 250 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.990.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?