Kosova shënon 49 raste me COVID-19, kërkohet mbyllja e sektorëve ku ka raste pozitive

14 Qershor 2020, 21:55| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 21:56

  • Share

Në Kosovë janë shënuar 49 raste të reja me koronavirus. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orë janë bërë 265 teste, ndërsa janë shëruar 25 persona.

Nisur nga rritja e rasteve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa thekson se mbajtja e maskeve mbetet detyrim.

"Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar", thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?