Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Kosova pjesë e Samitit të Demokracisë, ‘plasin’ portalet me akuza, Osmani: Nuk kam premtuar toka në shkëmbim të ftesës! Koha e këtyre politikanëve ka mbaruar

14 Nëntor 2021, 11:05| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 11:08

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj disa portaleve të cilat e akuzuan se ka premtuar toka për Manastirin e Deçanit në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokracinë në SHBA.

Ajo shprehet se kjo është një gënjeshtër se do të ndërmarr masa për ngritjen e padisë ndaj tyre, duket shtuar se Kosova e ka merituar plotësisht ftesën pasi është demokraci.

Vjosa përmes rrjetit social Facebook, shkruan se koha e atyre politikanëve që hedhin në treg tokën e Kosovës ka perënduar njëherë e përgjithmonë.

Çfarë ka ndodhur me Kosovën dhe ftesën për Samitin e Demokracisë?

Në Samitin e Demokracisë, i cili është planifikuar të mbahet në datën 9 dhe 10 dhjetor virtualsiht do të marrin pjesë shtetet me demokraci të zhvilluar apo në zhvillim, shoqëria civile dhe sektori privat - pa specifikuar numrin e saktë të të ftuarve .

Ishte media amerikane Politico ajo që ka njoftuar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, për dallim nga Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Ftesa në moment të fundit!

Burime nga administrata amerikane në Uashington kanë konfirmuar se Kosova do të ftohet në Samitin e Demokracisë, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joseph Biden, në Uashington më 9 dhe 10 dhjetor.

Administrata amerikane e kishte informuar Presidenten Vjosa Osmani rreth ftesës pas takimeve që kishte ajo me përfaqësuesit e institucioneve amerikane, ku ishte diskutuar lidhur me këtë çështje.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?