Kosova nënshkruan 13 marrëveshjet me Shqipërinë, Rama: I firmosën që në mëngjes, pse s’u mbajt takimi me Kurtin?

6 Korrik 2023, 22:21| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 00:07

  • Share

Kryeministri Edi Rama tregoi se Kosova ka firmosur 13 marrëveshjet sot në mëngjes, pasi i nënshkroi edhe Shqipëria. Rama tha se nuk e kupton pse nuk u zhvillua takimi me Kurtin, kur marrëveshjet që ishin parashikuar në mbledhjen e dy qeverive u nënshkruan.

“Tani kanë arrit në Tiranë. Ato që qeveria jonë i solli mbrëmë, në orën 8 të mëngjesit kanë qenë të firmosura këtu dhe takimi prapë nuk u bë këtu. Po mirë për ca do bëhej mbledhja. Ja ku janë, u firmosën, mbledhja u bë. Pse nuk takohemi tani? Se duhej të ishte bërë mbledhja. Marrëveshjet janë firmos janë në Tiranë tani. Kemi mbajt hapur ministrinë se deri nesër mos na i kindapon njeri”, u shpreh Rama në Klan Kosova.


Lajmi kryesor:

Nuk e priti në takim, Rama ironi nga Kosova: As në rini nuk i kam shkuar nga mbrapa një Xhuljete indiferente si Kurti, e mira është të flasim


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?