Kosova ndryshe nga Basha: Nuk vihet në pushtet me protesta të dhunshme, por me ide (VIDEO)

9 Shkurt 2020, 17:09| Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 17:19

  • Share

TIRANË- Teksa eksponentë brenda Partisë Demokratike, me në krye kryedemokratin Lulzim Basha i kanë parë protestat e dhunshme si një rrugë për të shkuar drejt pushteti, ish- deputeti Halim Kosova nuk është i këtij mendimi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kosova shprehet se protesta është rruga e gabuar. Mënyra më e drejtë dhe e duhura, për ish-deputetin janë idetë me të cilat një parti i prezantohet popullit të tij.

“E kam dhënë gjithmonë mendimin tim se përmes protestave të dhunshne nuk mund të vihet asnjëherë në pushtet. Më e rëndësishne se protestat, pa i përjashtuar protestat demokratike është çfarë premton PD dhe me cilët njerëz del përpara popullit për idetë që ka për të nesërmen", tha Kosova.

Ish-deputeti tha se Komisioni për Etikën dhe Pastërtinë e Figurës që është ndërtuar brenda PD-së dhe që drejtohet nga ai është një garanci serioze për integritetin e atyre që do të qeverisin nesër vendin.

“Besimi në një forcë politike vjen nga njerëzit që e përfaqësojnë këtë forcë politike. Duke ditur mirë këtë, PD ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës. Nuk është sekret të them se Ambasada e SHBA-së më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për ta nxitur këtë projekt dhe për të na ndihmuar. Ata janë shumë të gatshëm të ndihmojnë, kur bëhet diçka e mirë kundër korrupsionit apo për ta parandaluar atë. Mendoj qe kemi ndërtuar një pyetësor perfekt sesi të përzgjidhen njerëzit e PD, figura të qeverisjes së ardhshme në pozicionet më të rëndësishme në qeverisjen e vendit. Kështu që nesër, PD ka një garanci më shumë se ata që do të drejtojnë vendin do të kenë figurë të pastër. Duke respektuar dekriminalizimin me detaje, kemi bërë edhe  një vaksinim kundër të keqes për nesër’, përfundoi Halimi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 11/02/2020 23:33

    KA ide ky kungulli,,,shko mor zog gomari e bej nje vizite se dukesh si para nje infarkti...

    Përgjigju
  • tini: 10/02/2020 11:11

    Doktir Halimi nuk mendojne te gjithe ne PD si ju orandaj nuk i besin populli.Sa me e kultyruar ,sa me e rinovuar te jete PD aq me teper populli do ti besoj .Me Lulin dhe Mulin kjo PD as per 100 vjet nuk vjen ne pushtet .Demojracia eshte konkurence alternativash.Bravo doktir vazhdon i qytetaruar su gjithmone

    Përgjigju
  • Kosovari: 10/02/2020 09:18

    Konstatim shume I natyrshem I Kosoves, me dhune e protesta,sipas Berishes "ne revulucion" nuk fitohet pushteti, dhunen asnje popull,me se paku shqiptaret, nuk e duan.

    Përgjigju
  • Arber: 10/02/2020 09:03

    Boboooooo kush doli nje hajn tjeter i tenderave qe jep mend. Ah ky vend ka mbaru

    Përgjigju
  • Haha: 10/02/2020 07:22

    Lulashi ne pudhtet... me 36 gusht kur te piqen rrusht

    Përgjigju
  • Loran: 09/02/2020 18:51

    Po qe kur filloj te marri vesh nga politika ky dulja ahahahhaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?