Vaksinim anti-COVID

Kosova miraton dozën e katërt të vaksinës anti-COVID, mund të merret nga disa kategori njerëzish

2 Shtator 2022, 16:58| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 17:04

  • Share

Kosova ka miratuar vendimin për të lejuar administrimin e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19, por disa kategori njerëzish.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se kjo vaksinë mund të merret nga të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeç, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

Kjo vaksinë rekomandohet të merret nga personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeç, po ashtu të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

“Si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në Kosovë, sipas përditësimit të datës 2 shtator, janë 885 raste aktive me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 67 raste pozitive.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?