Gianni De Biasi

Kosova largoi trajnerin, De Biasi si i papunë: Po kërkoj një tjetër ekip kombëtar, jam në bisedime

22 Nëntor 2023, 17:43
  • Share

Gianni De Biasi pas tre vitesh nuk është më trajneri i Azerbajxhanit. Italiani, në një bisedë për SKY tregon se është në kërkim të një ekipit tjetër kombëtar.

"Në të ardhmen nëse është e mundur do të kërkoja një kombëtare tjetër, ka diçka dhe shpresojmë se do të materializohet, por derisa të nënshkruhet është më mirë të mos flasim", tha ish-trajneri i Shqipërisë.

Më pas trajneri foli edhe për idenë e tij, teksa do një kombëtare për diçka të rëndësishme.

 "Shpresoj për përvojën që kam dhe për atë që kam treguar se mund të gjej një përzgjedhje që do të më japë mundësinë të luftoj për të arritur majat dhe për t'u kualifikuar për diçka. Tani më pëlqen dimensioni i ekipeve kombëtare, angazhimet e përqendruara por të largëta që të lejojnë të punosh në mënyrë objektive”, shtoi De Biasi.

Orët e fundit në medie është diskutuar edhe për kalimin e tij te Kosova, pasi këta të fundit nuk rinovuan me trajnerin Primoz Gliha, duke qenë pa trajner për momentin.

Përsa i përket Italisë, ai nënvizon se “është një ekip që do të jetë në gjendje të nxjerrë më të mirën në momente vendimtare”. Kujtojmë se De Biassi ishte pjesë e Shqipërisë për disa vite, duke çuar ekipin në finalet e "Francë 2016".

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mian: 24/11/2023 19:03

    Xha DeBi eshte Strateg i madh eshte me i duhuri per Kosoven , rriheni hekurin sa eshte i nxehtë se kur te behet von do behrni pishman ,e tek ne nuk ka pishman bilet ????????????????

    Përgjigju
  • Vladimir Dushniku: 22/11/2023 20:16

    De Biassi eshte kandidatura me e goditur,bile e pakrahasueshme me asnje tjeter per te qene trainer i Kosoves! Mbi te gjitha ai njeh si askush mentalitetin shqiptar dhe eshte nje seleksioner i persosur qe dha prova kur coi Shqiperine ne europianin e 2016! Thirreni shpejt,se do pendoheni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?