Kosova kontrolle shtesë për domatet që blen nga Shqipëria, Braçe mesazh Kurtit me videon e specave: Prodhim me zero mbetje, shkon në çdo vend të Europës

11 Qershor 2023, 17:06| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 19:52

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe ka një mesazh për Albin Kurtin pasi Kosova i konsideroi të rrezikshme domatet që bleu nga Shqipëria dhe kërkoi kontrolle shtesë. Brace publikon video të specave të kuq në një fermë dhe i thotë se janë prodhim me zero mbetje.

Po ashtu i tha se ky prodhim nga fermerët shqiptarë nuk shkon vetëm në Kosovë, por në çdo supermarket europian.

“Pas lajmit për domatet dhe verifikimit të bërë në Kosovë për to, dua t’i them shumë qartë. Ky është prodhim me zero mbetje miku im Albin. Patjetër që do mbërrijë në Kosovë. Duhet të kuptojmë se prodhimi me zero mbetje shkon në çdo vend të Europës, jo vetëm Kosovës”, tha Braçe.

Ky reagim i Braçes erdhi pasi Kosova ngriti dyshime për domatet që importohen nga Shqipëria se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave, të dërguara për domatet që janë importuar nga Shqipëria dhe nga rezultatet do të merren edhe veprimet e tjera.

 

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rrapo: 12/06/2023 13:24

    Kosova shume shpejt ka me instalu pajisjet e kines anti covid ne kufi para se me kalu nji dush tfuqishem se vec mikrobe e te keqija i kane ardh kosoves nga shteti shqiptar.

    Përgjigju
  • Maks: 12/06/2023 07:27

    Pse bene kontroll te rrept asaj qe blen kosova sben gabim Sepse fshatari jon e bene nji resht prodhime per familjen dhe 10 rreshta per ti shit Pse bejn kete ndarje ata e dine Por ne rast se kosova ndalon importin e prodhimeve bujqesore shqiptare per hakmarrje pse sduan Ramen atehere duhet reciprociteti Dhe kosovaret e VV te hyjn ne shqiperi me viza

    Përgjigju
  • ylli: 12/06/2023 05:26

    po si moro kosovari me morra ,,domatet i merr polaku,,,ceku,,rusi,,rumuni..bullgari...gjermani .dhe austriaku...

    Përgjigju
  • Iris: 12/06/2023 03:00

    Keto lloj specash tek ne nuk shiten me peshe, por me cope 99.c-1.19-1.99 $/nje spec,po keshtu dhe si binjaket e tyre te verdha,portokalli ose jeshilet qe quhen /bell pepper/,te njejtin cmim kane e shiten si cope,kurse te ashtuquajturat /speca italiane/,ose /cubanelle/ sic quhen ndryshe,shiten me peshe nga 1.99-2.99 $/lb.

    Përgjigju
  • Alniku: 11/06/2023 22:44

    Albuçes nuk i interesojnë mallrat Shqiptare se i merr nga SR se janë kopilat e tyre far e keqe.

    Përgjigju
  • Krrapsi: 11/06/2023 21:21

    Fshataret hedhin shume pesticide po e helmojme popullin. Lushnjar muti

    Përgjigju
  • Lala: 11/06/2023 21:11

    Ska faj albini.jan mesuar me prodhime serbe

    Përgjigju
  • Jimmy: 11/06/2023 20:59

    Ketit albinit i duket vetja hero! Uthulla e forte thyen enen e vet thot populli!!do ta shikoni kur ta dredh bythen prap!!me loqe njeri nuk kam par!!te tere me boten ky loqia me kozma rroten!!

    Përgjigju
  • Ylli Zotaj: 11/06/2023 19:41

    Ç'far bëni ore shqiptar me shqiptar, po ka dyshime le ti kontrolloj ku është problemi?

    Përgjigju
  • Maloku: 11/06/2023 19:03

    Kosova prodhon dhe ka perime sa tevhane edhe çiuavat e Ramush tone xhepist

    Përgjigju
  • Niku: 11/06/2023 18:57

    E sigurt domatet me hormone shiten vetem ne shqiperi se ne BE nuk I fusin dote..

    Përgjigju
  • popull: 11/06/2023 18:52

    o po keta vetem me ne te shqiperise bejne tangerllikun e inferiorit te forte se kur vjen puna marin edhe mutrat e beogradit bejuani me reciprocitet ketyre se vetem kur kane hall thone qe jemi nje komb kur skane hall na bejne te zgjuarin

    Përgjigju
  • Eri: 11/06/2023 18:49

    Une vetem nje here lam pare domate Shqiperie prodhuar Berat...isha I sigurt por I bleva...brenda jeshile jashte te kuqe...nuk kam pare me qe atehere.

    Përgjigju
  • Gentian: 11/06/2023 18:29

    E verteta se diti nu duhet pp mos harroni edhe ju se kemi jetu pa detin e juaj 50 vit jetoj prap..se edhe ju pa neve no do jeni mir me detin ok..

    Përgjigju
  • Den: 11/06/2023 18:27

    Ti braçe je sharlatan Nuk i bejne me hormone ata fermerucet e tu?Ku jeton ti?Apo ty ti sjellin speciale qe te besh ham ham

    Përgjigju
  • Turi: 11/06/2023 18:09

    Nese ky kurti mendon se do bej cte doje me Shqiperine i tregoni pak qe pa dalje ne det je i vdekur me pak fjale ose te sillet mire ose ja beni pak jeten malore ketij legeni se shume ajer ka marre dhe i bie te pelcase tani

    Përgjigju
    • Ari: 12/06/2023 09:49

      jo ma mir se edhe na ishim mbytur nder veti per nje qader....

  • Endri: 11/06/2023 17:38

    Albin plehra

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 11/06/2023 17:37

    Braçe je i pa besueshem dhe mbi te gjitha ske as integritet dhe as je specialist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?