Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave/ Varhelyi: Duhen bindur shtetet anëtare

8 Tetor 2020, 15:00| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 18:08

  • Share

Pas Shkupit dhe Tiranës, komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, vizitoi ditën e sotme Prishtinën, aty ku u shpreh se autoritetet duhet t’i bindin shtetet anëtare të BE-së për t’i liberalizuar vizat me Kosovën.

Deklaratat e tij Varhelyi i dha gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ditë kur ai dorëzoi edhe progresin raportin e Komisionit Europian për vendin.

"Vlerësimi ynë mbetet se i keni përmbushur të gjitha kushtet, por nuk mjafton vetëm vlerësimi ynë, duhet t’i bindim shtetet anëtare”, tha Varhelyi.

 Varhelyi theksoi se Bashkimi Evropian ka si synim, kryesor mbështetjen afatgjatë në aspektin socio-ekonomik, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Ai tha se përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të punojnë për të arritur një marrëveshje për zhvillimin e tregut rajonal, duke e kthyer rajonin në vend tërheqës për investitorët e huaj.

"Kjo marrëveshje do ta shndërrojë rajonin në një vend tërheqës për investitorët. Do të thotë është në interesin tonë strategjik ta sjellim Ballkanin Perëndimor më afër BE-së. Ekziston një  diference e madhe mes vendit tuaj, rajonit dhe BE-së. Aq më shpejt që e mbyllim këtë hapësirë, aq më shpejt fillojmë të krijojmë një ekonomi të qëndrueshme dhe të fuqishme"

Varhelyi, zhvilloi  edhe një takim edhe me kryeministrin Avdullah Hoti ku u shpreh se për Dialogun Kosovë –Serbi, Bashkimi Europian është i angazhuar plotësisht, ndërkohë kryeministri u shpreh se synimi i tyre është arritja e njohjes reciproke, në rast se kjo nuk arrihet vijoi ai të dyja vendet do të vazhdojnë me pa njohur njeri-tjetrin si dy vende të pavarura.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?