Kosova i kalon 2 mijë raste me COVID-19, vetëm sot 75 raste

20 Qershor 2020, 22:46| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 22:47

  • Share

Në Kosovë, numri i të infektuarve i ka kaluar 2 mijë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19.

 “Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 38 persona të prekur nga koronavirusi.

Nisur nga shtimi i rasteve të fundit që në intensitet kanë kaluar muajin prill dhe ka raste te punëtorët e organizatave publike e private, IKSHPK i ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa thotë mbajtja e maskave mbetet detyrim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?